Kryetari i Lëvizjes Për Bashkim Valon Murati, edhe një herë ka ripërsëritur se Lugina e Preshevës do të duhej t’i bashkohej Kosovës derisa komunat serbe në veri Serbisë. Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë që Kosova të ketë sovranitet të plotë.
Deklaratat e Muratit sot erdhën pas raportimeve se në veri të vendit ka nis vaksinimi i qytetarëve kundër Covid-19.
“Si dje, si sot, si nesër, sovraniteti dhe funksionaliteti i shtetit të Kosovës kalon përmes Kosovës Lindore. Sa më herët që kuptohet aq më i mirë do të jetë rezultati për Kosovën. Sa më shumë që vonohemi, humbjet do të jenë të paevitueshme”, shkroi Murati në Facebook.
Shkrimi i plotë i Muratit në Facebook:
Qeveritë do të ndërrohen e të rejat do të vijnë, por nëse nuk ndryshohet logjika politike në raport me problemet që Kosova ka me Serbinë, situata në veriun e Kosovës do të mbetet e njëjtë në variantin më të mirë, por më shumë gjasa do të përkeqësohet. Fushata e vaksinimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri nga ana e Serbisë e shpërfaq një gjendje faktike politike atje. Si dje, si sot, si nesër, sovraniteti dhe funksionaliteti i shtetit të Kosovës kalon përmes Kosovës Lindore. Sa më herët që kuptohet aq më i mirë do të jetë rezultati për Kosovën. Sa më shumë që vonohemi, humbjet do të jenë të paevitueshme./Arbresh.info/
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje p...
Tragjedi në brigjet Senegalit, përmbyset varka me emigrantë
106 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj