Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka thënë se, vendimet që i marrin institucionet e Kosovës në raport me shtetin serb duhet ta kenë parasysh gjithnjë edhe dimensionin e Kosovës Lindore, përkatësisht të shqiptarëve që jetojnë atje dhe të cilët mbijetesën e vetë e realizojnë përmes komunikimit vital me Kosovën.
Murati ka thënë se “vendimi për mosnjohje të pasaportave të Serbisë, ashtu siç e ka pohuar edhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve atje, ka goditur rëndë mërgimtarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medveja, të cilët me shumicë udhëtojnë përmes Aeroportit të Prishtinës dhe të cilët veç kanë pasur probleme këto ditë”.
Tutje në shkrimin e bërë në Facebook Murati ka shtuar se, reciprociteti në raport me Serbinë përveç për të fuqizuar shtetin e Kosovës duhet të realizohet mbi të gjitha për të ndihmuar shqiptarët në Kosovën Lindore e jo për të vështirësuar edhe më jetën e tyre atje.
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje p...
Tragjedi në brigjet Senegalit, përmbyset varka me emigrantë
106 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve