Ministri i Financave, Hekuran Murati mohoi kategorikisht akuzat e kryetarit të komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili tha se Qeveria po bllokon llogaritë e komunave.
Ai tha se duhet bashkëpunim dhe jo fajësim.
“Buxheti i komunave është shtuar për 200 milionë euro”, tha ai.
Ndryshe, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka njoftuar se Komunës së Suharekës i është bllokuar xhirollogaria bankare nga Qeveria e Kosovës si pasojë e kontratës kolektive.
Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i dëgjojë kërkesat e komunave për kontratën kolektive.
“Qeveria ia bllokoi Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare si pasojë e kontratës kolektive dhe mosgatishmërisë se qeverisë për ta zgjidhur këtë problem. Kjo mund t’i ndodh edhe komunave tjera nëse qeveria nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje të këtij problemi. AKK edhe njëherë kërkon nga qeveria që t’i dëgjojë komunat dhe të reflektojë në kërkesat e tyre për kontratën kolektive”, ka njoftuar Ibrahimi.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, duke thënë se kjo është bërë për shkak të kontratës kolektive.
Ai ka thënë se kjo do të ketë pasoja për komunën, ndërsa ka kërkuar që më këtë çështje të merret urgjent edhe Kuvendi i Kosovës./Arbresh.info
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...