Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se qeveria e Kurtit është qeveria e vetme që ka mbështetur fuqizimin e grave dhe vajzave.
Këto komente, ministri i bëri në rrjetin e tij social në Facebook, ku tha se gratë më shumë se kurdoherë kanë se për kë të votojnë kësaj radhe.
“Ka ende shumë punë për t’u bërë për fuqizimin dhe avancimin e grave dhe vajzave në Republikën tonë, prandaj edhe e kemi shpallur vitin 2025 si vit të grave dhe vajzave. Por një gjë që mund të thuhet me siguri të plotë është se, Qeveria Kurti është qeveria e vetme që ka mbështetur fuqizimin e grave dhe vajzave përmes masave të konkrete siç janë mbështetja në punësim, skema e bursave për studime, shtesat për lehonat, shtesat për fëmijë e shumë masa tjera”, shkroi Murati./Arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...