Hekuran Murati, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), tha se propozimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për qeveri tranzitore gjithëpërfshirëse “nuk është serioz” dhe se nuk është opsion për Kosovën tani.
“Në rastet kur ka luftë civile dhe vendi del nga lufta dhe nuk ka institucione, pra në raste të tilla kur ka kriza të papara, vendi mbetet mbetet pa qeveri dhe bëhet qeveri tranzitore. Kjo do të na kthente në vitin 2000”, tha Murati.
Ai tha se kjo do të ishte një mesazh i keq për gjendjen në Kosovë te bashkësia ndërkombëtare.
“Rezultati zgjedhor tashmë e ka përcaktuar se kush është fituesi dhe kush duhet të udhëheqë qeverinë. Nëse nuk arrihet kjo në Kuvend, ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje”, shtoi ai.
Por, Murati tha se LVV-ja nuk dëshiron që zgjedhjet e jashtëzakonshme të jenë opsion i parë, por opsion i fundit.
“Vendi ka qeveri dhe po pret për një qeveri të re, për t’ia dorëzuar mandatit”, tha Murati, duke shtuar se opsioni më i mirë, sipas tij, për zgjidhjen e situatës do të ishte konstituimi i Kuvendit të Kosovës përmes votimit të fshehtë./Arbresh.info
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...