Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, në konferencën e përbashkët për media me shefin e FMN-së, Gabriele Di Bella njoftoi se Kosova ka pasur performancë pozitive dhe shpenzime më produktive.
Murati theksoi se Kosova ka menaxhuar edhe borxhin publik.
Për rritjen ekonomike, ai tha se projeksionet e qeverisë janë për 5.5 % rritje.
“Shpresoj që të kemi rritje të eksporteve që tani janë në një trend të theksuar pozitiv. Në buxhetin e vitit 2023 kemi adresuar të gjitha hendeqet, qoftë për buxhet për arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë etj”, tha Murati./arbresh.info/
lexo edhe:
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend