Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, është deklaruar lidhur me letrën që kryetari i partisë, Albin Kurti, i ka dërguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, për të propozuar një marrëveshje politike dhe formimin e një koalicioni qeverisës.
Sipas Muratit, kjo ftesë ka ardhur si pasojë e situatës së bllokuar politike, duke theksuar se nuk po shihet ndonjë rrugë tjetër për zhbllokimin institucional përveç një marrëveshjeje mes partive.
“Çështja e ftesës për bashkëpunim ekziston në vazhdimësi. Jemi të hapur për bashkëpunim. Për faktin që ka pasur deputetë nga LDK-ja që janë deklaruar se për të pasur bashkëpunim të tillë nuk mjafton vetëm konstituimi i Kuvendit por duhet të ketë një dakordim politik, ka rrjedhur edhe ftesa e kryeministrit Kurti drejtuar Lumir Abdixhikut që në këtë rast fton për të diskutuar për bashkëpunim politik në mënyrën siç ata pretendojnë, ne jemi të gatshëm si fitues të zgjedhjeve që të gjejmë mënyra. Shpresojmë të ketë gatishmëri edhe nga subjektet tjera për ta konstituar Kuvendin dhe për t’i formuar institucionet e vendit. Ftesa është mbi bazën e asaj se çka kanë deklaruar vetë përfaqësuesit e LDK-së, që kërkojnë marrëveshje politike, për këtë ka ftuar edhe kryeministri Kurti që të ketë marrëveshje politike”, ka thënë ai.
Murati ka shtuar se nuk beson që një letër të tillë do të ketë edhe për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...