Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është procesuar pagesa e pensioneve që parashihen të paguhen në datën 15 të muajit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se e veçanta është se të gjithë pensionmarrësit e skemave të kategorive të luftës, sot e kanë marrë pensionin me rritje prej 20%, shkruan Arbresh.info.
“Sot është procesuar pagesa e pensioneve që parashihen të paguhen në datën 15 të muajit. E veçanta është se të gjithë pensionmarrësit e skemave të kategorive të luftës, sot e kanë marrë pensionin me rritje prej 20%, e për disa prej kategorive siç janë familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së apo familjet e të vrarëve dhe të zhdukurve civilë rritja është edhe më e lartë.”, ka shkruar ai.
“Pensionet për këto kategori nuk ishin rritur as në Qeverinë Mustafa (PDK-LDK) kur ministër i financave ishte Avdullah Hoti, e as në Qeverinë Haradinaj (PDK-AAK-Nisma) kur ministër i financave ishte Bedri Hamza.”, shtoi Murati./Arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...