Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati ka thënë se do të merren masa ndaj disa kompanive që nuk kanë respektuar vendimin e Ministrisë së Industrisë për çmimin e derivateve.
Sipas tij, aktualisht çmimi i naftës për litër në hyrje në Kosovë është 1.31 cent.
“Ka mënyra se si mund të rregullohet kjo çështje në kuadër të kushteve të tregut, pra ekziston liria e vendosjen së çmimeve, megjithatë Ligji për naftën e parasheh që në kushte të çrregullimit të tregut mund të vendoset edhe marzha apo edhe çmimi tavan. Sa i përket çmimit të importit, nuk e di se ku i kemi referencat. Me sa e di çmimi me të cilin është duke hyrë tani është 1.31 cent, përfshirë edhe taksat. Mund të flitet për një marzh të caktuar të përfitimit, por nuk mund ta dijë se çfarë lloji është kjo sa i përket shitjes së pikave individuale”, tha Murati, përcjell Arbresh.info.
“MINT ka marrë një vendim sa i përket caktimit të marzhave maksimale. Ka disa kompani që nuk i kanë respektuar dhe janë në procedura të mëtejme. MINT normalisht që merr masa ndaj atyre kompanive”, shtoi ai./Arbresh.info.
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...
Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është...
19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finl...
Zelensky thotë se dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA...
Franca do të përshpejtojë ndalimin e rrjeteve sociale për fë...