Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar opozitën pasi që kanë thënë fjalë jo të mira sa i përket menaxhimit të situatës me COVID-19.
Murati tha se nëse largohen masat atëherë nuk kanë të drejtë të akuzojnë qeverinë se po rriten numrat e rasteve me koronavirus.
Sipas tij, koronavirusit i përgjigjen me masa dhe vaksina
“Deri tani nuk dëgjova asnjë deputetë që bën thirrje për vaksinim të qytetarëve, po e shohim se kemi numër të madh të rasteve me koronavirus, por fatmirësisht kemi numër të vogël të fataliteteve. Masat funksionojmë e kemi parë nga e kaluara, ato funksionojnë pas një apo dy jave, këto janë metodat e vetme si mundemi t’i përgjigjemi virusit. Vaksinat dhe masat, asnjë qeveri nuk ka mundur të menaxhojë më ndryshe”, tha Murati./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...