Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se subjekti i tij politik si fituese e ka të drejtën e propozimit të kandidatit dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar duke e propozuar Albulena Haxhiun.
“Ne kemi kryer obligimin tonë kushtetues, duke propozuar kandidatin për kryetar dhe duke votuar për. Ata që thonë se po bllokohet nga të gjithë dhe të gjithë duhet të ndajnë përgjegjësinë e kanë gabim. Bllokada s’bëhet me votë për. Ne përtej saj s’mund të votojmë vota të tjera”, ka thënë ai.
Ai tha se VV nuk po bllokon procesin dhe se deputetët e saj po votojnë propozimin, përfshirë edhe disa vota të minoriteteve. Murati tha se ka progres pasi që sot votuan 41 vota kundër propozimit të VV-së për kryeparlamentare.
Sipas tij, kushtetuta ia njeh vetëm partisë fituese që të propozojë kandidatin për kryeparlamentare.
Ai tha se VV është e gatshme për zgjedhjet, por nuk janë për këtë. “Ne nuk jemi për skenarin e fundit që do të ishin zgjedhjet”, tha Murati./Arbresh.info/
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...