Ministri i Financave, Hekuran Murati duke folur për raportin e DASH-it ak thënë se fjala korrupsion në raportin e DASH-it për vitin 2023 është përmendur 12 herë, ndërsa në vitin 2019 është përmendur 24 herë.
Sipas tij, kemi të bëjmë me përgjysmim të korrupsionit, shkruan Arbresh.info.
“Nëse do të duhej ti qaseshim kësaj çështje në mënyrë kuantitative që të mos nxjerrim fjalë jashtë kontekstit mund ta shohim sa herë është përmend fjala korrupsion. Është përmendur 12 herë fjala korrupsion në raportin e DASH-it. Në raportin e vitit 2019 ka qenë 24 herë. Sipas raportit nëse e shikojmë në suaza kuantitative ka përgjysmim së paku të korrupsionit”, ka thënë Murati.
Ai tutje ka shtuar se nëse hyjmë në cilësi dhe analizojmë fjalët dhe fjalitë e shohim se në disa raste hartuesit e raportit kanë rënë pre e dezinformatave./Arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...