Murati: Korrupsioni dhe haraçi barriera për investitorët nga diaspora

21:38 | 30 Mars 2015
M. A.

Ministri i Diasporës Valon Murati, tha se diaspora kosovare nuk po investon në Kosovë, shkaku i problemeve të mëdha që janë në vend dhe po i pengojnë ata të fillojnë ndonjë investim të mundshëm

Pos tjerash, Murati thotë se ministria e tij ka bërë të pamundurën për të koordinuar aktivitetet me të gjitha institucionet. Sipas tij, të gjitha qeveritë e kanë pasur problem koordinimin mes vete, ndërsa tani janë realizuar takime me Doganat, ATK-në në mënyrë që të rregullohen të gjitha ankesat që ka mërgata, transmeton KTV.

“Ky vendi ynë ka vuajtur nga mos-koordinimi andaj kemi filluar të punojmë më gjitha institucionet”, ka thënë Murati.

Murati thotë se diaspora ka hezituar të investojë për shkak të burokracisë, korrupsionit, haraçit dhe sistemit të drejtësisë.

“Mërgata ka hezituar të investojë për shkak të burokracisë, korrupsionit, haraçit dhe sistemit të drejtësisë. Jemi duke punuar me gjitha institucionet që ta lehtësojmë burokracinë dhe t’i koordinojmë aktivitete e tona për ti lehtësuar investimet e diasporës në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se ka vizituar shumë biznesmenë kosovarë nga perëndimi të cilët janë të gatshëm të investojnë në shumë sfera.

“Në Kosovë kemi të hyra nga diaspora apo kemi remitenca diku rreth 600 milionë por këto ashtu si vijnë dalin prapë jashtë vendi ,andaj duhet të investohet në prodhim që parat mos të dalin jashtë vendit”, ka thënë Murati./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme