Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili ka premtuar rritje të pagave dhe pensioneve me ardhjen e tij në Qeveri.
Në një postim në Facebook, Murati përkujton se Bedri Hamza, ka premtua që ndër vendimet e para të tij ka me qenë rritja e pagave dhe pensioneve.
“Mirëpo siç e dini të gjithë, as PDK-ja nuk e votoi Ligjin e Buxhetit për vitin 2026, duke e rrezikuar kështu kolapsimin financiar të shtetit. E për me i rritë pagat dhe pensionet, duhet me pasë buxhet të miratuar. Së paku tek buxheti kam pritur që PDK-ja me Bedri Hamzën në krye do të reflektonte e ta votonte, duke e ditur se ai vetë ka qenë ministër i financave dhe e din peshën e një ligji siç është buxheti”, ka shkruar Murati.
Sipas Muratit pavarësisht ndryshimit të emrit të kryetarit, “PDK-ja nuk ndryshoi gjë në sjellje, dhe për interesa partiake është në gjendje ta sjellë shtetin buzë kolapsit financiar”./Arbresh.info
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...
Blerim Sallahu: Synoj të avancoj drejtësinë, barazinë gjinor...
Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrime...