Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për katër vite të Qeverisë Kurti shuma e pagave në ekonominë e vendit është shtuar për 1 miliardë euro.
Duke e krahasuar me qeveritë e kaluara, Murati thekson se për t’u shtuar 1 miliardë euro nevojiteshin 10 vite, dhe 4 qeveri së bashku, shkruan Arbresh.info
Ministri thekson se rritja më e madhe brenda një viti ka ndodhur në vitin 2023, ku janë shtuar 450 milionë euro më shumë paga sesa viti 2022.
“Rritja më e madhe brenda një viti ka ndodhur në vitin 2023, ku janë shtuar 450 milionë euro më shumë paga sesa viti 2022. Nga kjo shumë, rreth 114 milionë euro (17% rritje) janë shtuar nga rritja e pagave në sektorin publik si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të pagave, kurse pjesa tjetër e rritje vjen nga sektori privat, kryesisht nga shtimi i vendeve të punës por edhe rritja e pagave për ato ekzistuese”, shkruan Murati në Facebook.
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...