Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se nga ky muaj do të bëhet ekzekutimi i pagesave me rritje për pensionistët për 20 përqind.
Kështu ka bërë të ditur ministri Murati me anë të një postimi në Facebook.
“Siç edhe e pati paralajmëruar Kryeministri Kurti në tetor të vitit të kaluar, me rastin e hyrjes në fuqi të ligjit të buxhetit, sot Qeveria miratoi vendimin për rritjen e pensioneve për 20% për kategoritë e dala nga lufta. Ekzekutimi i pagesave me rritje do të fillojë që nga ky muaj. Qeveria për të gjithë!”, shkroi ai.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar sot vendimin për rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta.
Sipas vendimit të miratuar, pensionet për kategoritë e luftës do të rriten për 20%, duke përfshirë familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, pjesëtarët e UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, viktimat civile dhe familjet e tyre.
Ky vendim u miratua nga të gjithë pjesëtarët e kabinetit të Qeverisë që ishin të pranishëm në mbledhjen e sotme./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...
Shënoi gol të rëndësishëm ndaj Juvnetusit por nuk festoi – O...
10 vjet më parë Hashim Thaçi ishte zgjedhur president i Koso...
Zbulohen detaje rreth policit që u kap me 1 milion euro në M...
MKRS dhe UNDP thellojnë partneritetin për projekte afatgjata...