Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar situatën e krijuar pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai e cilësoi këtë zhvillim si të paprecedentë, duke thënë se vendi po përballet me një situatë të pazakontë ligjore e institucionale.
Ai ngriti edhe një dilemë rreth rolit të deputetëve që votuan kundër verifikimit të mandateve.
Sa i përket votës së deputetëve të komuniteteve jo shumicë, Murati sqaroi se votimi i djeshëm nuk kishte të bënte me mbështetjen ndaj qeverisë
“Ju ishit dëshmitarë të asaj që ndodhi ditën e djeshme. Shumica e Kuvendit ka votuar kundër. Kjo nënkupton refuzim të pranimit të rezultatit të certifikuar të KQZ-së. Si do të shkohet tutje pritet që të shihet. Mendoj që tani jemi në territor të pashkelur, sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur më herët. Zoti Dehari ka paralajmëruar që do t’i drejtohen Presidencës. Synimi ynë si Lëvizje Vetëvendosje është që jemi të përkushtuar që Kosova t’i ketë institucionet e vendit. Janë procedurat në vijim se me kë mund të bëhet qeveria. Votimi i djeshëm paraqet vetëm vullnetin e Kuvendit se a e pranojnë rezultatin zgjedhor. Deri në Qeverinë Kurti 3, do të kemi Qeverinë Kurti 2. Sa i përket pagave ne do te vazhdojmë ti marrim pagat si qeveri ne detyre. Sa i përket deputetëve të komuniteteve jo shumicë, votimi i djeshëm nuk paraqet votim ndaj qeverisë. Ka qenë votimi i procedurës formale. Ishte si hap drejt konstituimit të Kuvendit. Nuk ka qenë paraqitje e mbështetjes. Nuk ka të bëjë me mungesë të mbështetjes”.
“Më 20 mars, Qeveria ka qenë në mandat dhe do të duhej të jepte dorëheqje, e pas 23 marsit dorëheqja është e vetëkuptuar…Deri në Qeverinë Kurti 3 do të ketë Qeveri Kurti 2”, ka thënë tutje ministri në detyrë.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë