Murati: Do t’i mbështesim bizneset për pagat e punëtorëve dhe qiratë

17:40 | 7 Prill 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, janë duke mbajtur një konferencë për media në lidhje me masat mbrojtëse të marra si pasojë e virusit COVID-19, raporton Gazeta Express.

Me këtë rast ministri Murati tha se do të mbështesin bizneset e prekura nga marrja e masave mbrojtëse, për pagat e punëtorëve dhe qiratë e tyre.

Ai ka thënë se jemi në një situatë emergjente dhe duhet të ruhet edhe shëndeti i ekonomisë.

“Jemi në një situatë emergjente dhe duhet të marrim kundërveprime që të ruhet shëndeti i ekonomisë. Pakoja e rimëkëmbjes do të ketë përfshirje shumë më të gjerë. Masat e tanishme të mos i shohim si diçka kufizuese për verën që na pretë kur e kemi edhe diasporën këtu, në mënyrë që të kemi një rimëkëmbje sa më të shpejtë. Tani jemi në një fazë të menaxhimit emergjent”, tha ai.

Reklamë

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë tha se janë formuar grupe punues me përfgaqësues të sektorit të gastronomisë që kërkesat e tyre dhe nevojat e gastronomëve të sinkronizohen.

Lajmet më të lexuara