Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti i vitit 2026 duhet të votohet para se vendi të shkojë në zgjedhje.
Në një postim në Facebook, Murati ka rikujtuar situatën e vitit 2020, kur Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se Qeveria Hoti ishte e paligjshme dhe vendi duhej të shkonte në zgjedhje të parakohshme, transmeton Arbresh.info
Ai thekson se, pavarësisht asaj situate, buxheti për vitin 2021 ishte miratuar nga Kuvendi, me mbështetjen edhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi i plotë:
Buxheti i vitit 2026 duhet të votohet para se të shkohet në zgjedhje
Më 21 dhjetor 2020, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar që Qeveria Hoti ishte e paligjshme dhe se vendi duhej të shkonte në zgjedhje të parakohhshme.
Kjo ishte një situatë e jashtëzakonshme sepse buxheti për vitin 2021 nuk ishte i miratuar, kurse “qeveria” tani ishte në detyrë, dhe koalicioni qeverisës nuk i kishte as votat e nevojshme për të tentuar kalimin e buxhetit.
Zyra e BE-së në Kosovë, ambasadat,odat ekonomike, shoqëria civile, analistët, edhe Avdullah Hoti si kryeminsitër e Hykmete Bajrami si ministre e financave – të gjithë njëzëri atëherë patën bërë thirrje që buxheti të miratohej para se të shkohej në zgjedhje, edhe pse bëhej fjalë për një buxhet të një qeverie tashmë të shpallur si e paligjshme nga Kushtetuesja.
Argumenti ishte se, pavarësisht statusit të qeverisë si e paligjshme e në detyrë, vendi nuk bënte të rrezikohej nga një situatë ku nuk kishte buxhet, e kësisoj të rrezikoheshin pagat, pensionet, dhe pagesat tjera që do të destabilizonin ekonominë.
Lëvizja Vetëvendosje asokohe e kishte çdo arsye të botës për të mbajtur mllef, sepse na ishte vjedhur mandati qeverisës duke na e rrëzuar qeverinë në mes të pandemisë.
Mirëpo për hir të interesit shtetëror, ne vendosëm që të linim anash ndasitë politike dhe e votuam buxhetin e vitit 2021, para se të shkohej në zgjedhje.
Kësisoj, në afat rekord brenda dy ditësh, i patëm kryer dy leximet e ligjit dhe vendit i dhamë buxhet e stabilitet.
A e ka guximin opozita e sotme ta bëjë të njëjtën gjë, dhe ta tejkalojë inatin politik për shkak të interesit të shtetit?
Po Zyra e BE-së, ambasadat, odat ekonomike, shoqëria civile, a mendonjë njësoj edhe tash – që vendi nuk bën të shkojë në zgjedhje pa buxhet?/Arbresh.info
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...