Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka akuzuar Uran Ismailin dhe Partinë Demokratike të Kosovës për bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në zonën e pagesave SEPA.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati tha se ligjet që ishin parakusht për anëtarësim e që Kuvendi i pati miratuar në fund të vitit të kaluar, PDK-ja i ka bllokuar në Gjykatë Kushtetuese, transmeton Arbresh.info.
“Kjo nënkupton mbi 50 milionë euro në vit kosto shtesë të tarifave për transfere të parave për bizneset tona dhe për bashkatdhetarët tanë. Kjo nënkupton mundësi më të kufizuara për startup-et tona për të depërtuar në tregje të huaja”, tha Murati.
“Të njejtit sot gatojnë nëpër komuna dhe duan të na tregojnë se si do t’ju ndihmojnë ndërmarrësve dhe të rinjve për zhvillim e punësim, kur në fakt sa herë që u është dhënë mundësia kanë penguar”, u shpreh Murati./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...