Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka vazhduar ‘debatin’ për buxhetin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku.
Në një postim në Facebook, Murati tha se ‘ia ka parë për të madhe’ kryetarit të LDK-së se po “anashkalon çështjen e miratimit të buxhetit” me temën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, shkruan Arbresh.info.
“Dhe ja, në vend se të përgjigjet pse nuk e votoi buxhetin e Prishtinës për vitin 2025, Lumir Abdixhiku qenka marrë me fushatë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kjo veç çka e vërteton atë që e thash, se këta nuk e kanë hallin te qytetari, përndryshe do ta kishin votuar buxhetin jo veç të Prishtinës por edhe të RTK-së e të shtetit për vitin 2026 e nuk do të kishin rrezikuar pagat, pensionet, e shumë shërbime tjera esenciale. E turpshme Lumir!”/Arbresh.info
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...