Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) më së shumti mund t’i jetë gëzuar kryetari i Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha.
Kjo pasi opozita disa herë e atakoi atë, pasi udhëhoqi komisionin për verifikimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.
Meha nuk tregohet i ngazëllyer nga deklaratat e DASH-it se demarkacioni nuk ka asnjë gabim, por kujton se ai dhe komisioni që udhëhoqi asnjëherë nuk u shqetësuan nga deklaratat politike, pasi ishin të sigurt se puna e tyre u krye me përpikëri.
Murat Meha në një prononcim për Gazetën Express tha se demarkacioni i nënshkruar gjatë gushtit në Vjenë mes Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë i punuar drejtë dhe i dokumentuar mirë.
“Ne si komision e kemi analizuar mirë dhe jemi të sigurt me atë që kemi punuar dhe është e dokumentuar mire e për atë nuk jemi shqetësuar asnjëherë”, tha Meha.
“Çdo ekspert që merret me verifikimin e kësaj vije kufitare ka me gjet një vijë administrative të pa ndryshueshme”, tha Meha, duke komentuar hetimin e SHBA-ve mbi përcaktimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...