Pacientët kosovarë që vuajnë nga sëmundja e kancerit nuk mund t’i marrin të gjitha shërbimet e nevojshme në kuadër të Klinikës së Radiologjisë në Prishtinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Për rrezatime të ndryshme ata ende udhëzohen të shkojnë në Tiranë ose në Sarajevë, pasi që në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) mungojnë aparaturat e caktuara.
Pacientët që kanë nevojë për shërbimin e stereotaksisë në kokë dhe në gji nuk mund ta kryejnë në Prishtinë. Këtë gjë e konfirmon për “Zërin” edhe drejtori i Klinikës së Radiologjisë në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), Bujar Gjikolli.
Sipas tij, ky shërbim nuk ofrohet as në klinikat private në vend, andaj pacientët referohen për trajtim në Tiranë dhe në Sarajevë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...