Një qytetar nga Ferizaj ka ndarë përmes një postimi shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike në qytet.
Sipas tij, vëllai i ardhur nga Gjermania për festën e Vitit të Ri është detyruar të largohet për shkak të situatës së rënduar me furnizimin me energji.
“Katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot për në Gjermani, dhe së bashku me të edhe unë po shkoj me e festu atje”.
“Çfarë thyerje shprese për këta vëllezër e motra që aq shumë i besuan këtij kryeministri”,ka shkruar ai.
Mungesa e rrymës për ditë të tëra ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët, të cilët shpresojnë në një zgjidhje të shpejtë të problemit, përderisa rreth këtij problemi ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...