Përveç hallit që kanë me sëmundjet pacientët në klinika të ndryshme të qendrës kryesore spitalore të vendit po përballen edhe me mungesë barnash. Shumica e barnave që qytetarët detyrohen të blejnë i përkasin listës esenciale të barnave.
Në pothuajse shumicën e klinikave publike nëPrishtinë aktualisht ka mungesë të disa prej barnave të listës esenciale, përderisa pacientët eintervistuar nga Radio Kosova tregojnë për vështirësitë për të siguruar terapitë e nevojshme.
N.V një prind, në hyrje të Klinikës së Pediatrisë, tregon dy qese me barna që sapo i ka blerë dhe shumica prej tyre janë glukozë 5 përqind dhe antibiotikë.
“Duhet t’i i blejë vet. Veç na i shkruajnë në letëre ne duhet t’i blejmë”, thotë ky person qëpranoi të citohet vetëm me iniciale.
Një tjetër nënë gjithashtu në Klinikën e Pediatrisë, që foli në kushte anonimiteti tregoi se shumicën e barnave është dashur t’i sigurojëvetë.
“Me inhalim temin jam duke e trajtuar djalin edhe një infuzion e kam ble. Krejt terapinë e kam blerë vet,” thotë ajo.
Në klinikën e Kardiologjisë një grua gjithashtu tregon të njëjtin problem. “Vajzën e kam të shtrirë prej 3 ditësh dhe shumicën e terapisë e kemi blerë vet”, thotë ajo.
Një grua e shtrirë në Klinikën Obstetrike e Gjinekologjike gjithashtu tregoi se ka blerëshumë nga ilaçet që i duheshin. “Përveç kanillave dhe ujit te distiluar, tjerat i kam blerë vetë”, thotë ajo .
Përgjegjësit e klinikave nuk kanë folur për çështjen e barnave, por mjekët nëpër reparte kanë konfirmuar gjithashtu mungesë të theksuar të barnave dhe pajisjeve të tjera shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë nuk ka komentuar situatën e barnave në qendrën kryesore spitalore të vendit, duke thënë në një përgjigje me shkrim se kjo është kompetencë e Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar.
Në përgjigje për Radio Kosovën, Shërbimi Spitalor Universitar ka përmendur se nëshumicën e klinikave ka furnizim ndërsa për disa të tjera “janë në procedurë prokurimi”.
Besim Kodra, nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve, thotë se bazuar në një analizë tëbërë vitin e kaluar rezulton se shumica e barnave në spitalet publike blihen nga pacientët.
“Në tërë Kosovën ka telashe me furnizim tëbarnave. Ne studimin që kemi bërë me rreth 2 mijë persona ka rezultuar se rreth 70% prej tyre i kanë blerë vetë barnat”, thotë Kodra .
Në barnatoret afër perimetrit të qendrës kryesore spitalore të vendit farmacistë tregojnë gjithashtu për kërkesat për barnat e munguara të listës esenciale.
“Mungesa ka sidomos të glukozës kemi pas shumë kërkesa nga pacientet. Nuk ka pas as ne barnatoret qendrore publike as ne privat”, thotëajo.
Kreu i Odës së Farmacistëve të Kosovës, KadriBytyqi, thotë se mungesa e barnave vjen nga vendimet dhe procedurat e parregullta të blerjes.
“Kemi ardhur në një situatë ku ka mungesë të barnave. Por edhe aty ku ata vete e furnizojnë Ministria e Shëndetësisë ka mungesa”, thotë Bytyqi.
Buxheti për barnat e listës esenciale ishte më i lartë këtë vit, megjithatë vonesat në procedurat e prokurimit dhe hyrja enë fuqi e Ligjit të për Çmimet e Barnave kanë qenë disa nga shkaktarët më të mëdhenj të çrregullimit të furnizimit me barna në spitalet publike.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...