Imami nga Drenasi, Osman Musliu ka thënë sot se Komandanti i UÇK-së Adem Jashari kishte sakrifikuar djalin e tij për ta mbrojtur familjen nga ushtria serbe.
Musliu, i cili ishte i ftuar në një debat televiziv në Klan Kosova bashkë me sociologun dhe anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje Sadri Ramabaja, deklaroi se sakrifikimin e të birit për familjen e vet, Adem Jashari e kishte mësim nga feja islame.
“E kam një informate tepër të besueshme. Ushtria serbe ia kanë zënë rob djalin e Adem Jasharit për me përdor si mbulojë për të hyrë në shtëpi. Adem Jashari ka thënë se do ta sakrifikoj djalin e tij e nuk do ta jap familjen dhe nuk dorëzohet. Këto mësime i ka marrë nga feja islame, sakrificën”, deklaroi Imami nga Drenasi.
Pas kësaj deklarate të Musliut, reagoi anëtari i VV-së, Sadri Ramabaja. Ai i tha Musliut që të mos manipulojë me figurën e heroit, Adem Jashari.
“Mos e përfshi heroin Adem Jashari me fe, mos manipulo”, i tha Ramabaja, Musliut.
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...