Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, është i gatshëm ta votojë rrëzimin e Qeverisë, nëse kjo kërkohet përmes një votëbesimi në Kuvend.
Ai këto komente i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ku tha se nuk është i vetmi deputet i PDK-së që nuk e do këtë qeverisje, duke thënë se të këtij mendimi janë mbi 10 për qind e deputetëve të këtij subjekti. Madje, Muja shprehet se sa më parë subjekti i tij duhet ta braktisë koalicionin me LDK-në.
“Mendoj që janë pjekur kushtet që vet tani PDK-ja të flasë e të divorcohet nga koalicioni menjëherë”, ka thënë ai.
Muja foli edhe për demarkacionin me Malin e Zi, për të cilën tha se Qeveria e Kosovës po mundohet të blej kohë derisa Komisionin qeveritar për këtë çështje e quajti mashtrues. Deputeti gjithashtu tregoi edhe për propozimin e tij për një komision të ri për përcaktimin e vijës kufitare me fqinjët malazez.
Në këtë intervistë ai komentoi edhe lidhur me vazhdimin e problemave që sjell pala serbe, sidomos me arrestimet që po i bën, duke thënë se institucionet tona duhet të marrin vendime të baraspeshuara, duke ngritur aktakuza edhe për liderët serbë që, sipas tij, janë të përlyer në mijëra vrasje.
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla