Analisti Armend Muja thotë se partitë që po qeverisin kanë menduar se liberalizimi i vizave do t’i shpëtonte nga humbja në zgjedhje.
“Këta kanë menduar se me liberalizimin e vizave të rinjtë do të ikin jashtë vendit dhe ata do të fitojnë në zgjedhje. Por kjo strategji iu ka dështuar”, tha ai, në “Debat Plus”.
Muja thotë se do të jetë shumë e vështirë që të bëhen votat për të zgjedhur presidentin.
“Edhe nëse e votojnë të gjithë deputetët e LDK-së, PDK-së, AAK-së e komuniteteve tjera jo shumicë prapë nuk mjaftojnë. Janë votat e Nismës e AKR-së që nuk dihet nëse janë. Janë votat e Listës Serbe. Pra Lista Serbe duhet të qëndrojë në Kuvend për të qene votimi valid”, tha Muja.
Analisti thotë se Haradinaj e ka kuptuar se ka një afrim mes LDK-së dhe PDK-së.
“Për këtë arsye Haradinaj thotë se nëse ai do të votonte një tjetër president, LDK-ja dhe PDK-ja do ta largonin nga qeveria”.
Muja thotë se megjithatë te një pjesë e deputetëve ekziston frika se nëse shkohet në zgjedhje ata nuk do të zgjidhen më.
“Prandaj ata do të ishin të gatshme të shkonin në zgjedhje pa problem në tetorin e vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet lokale”, tha ndër të tjera Armend Muja.
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje