Nënkryetari i LDK’së, Gazmend Muhaxheri, e ka bërë të qartë se kjo parti nuk ka vota për Glauk Konjufcën, të mandatuarin e dytë nga VV për formimin e Qeverisë.
Mandatimin e tij, Muhaxheri e ka cilësuar si përpjekje për të blerë kohë.
Ai ka thënë se që nga fillimi është dashur të shkohet në zgjedhje.
“LDK-ja është unike në këtë drejtim. Unë po e shoh që LVV-ja i ka marrë edhe 10-15 ditë kohë për ta provuar nëse mund ta formojnë Qeverinë. Por, është dashur në fillim të shkojmë në zgjedhje dhe të kryhet kjo punë. Kjo është përpjekje për të blerë kohë dhe me bë drama. Dita D vjen e shohim a i kanë votat. Por, deri tash gjithë kohës kanë thënë edhe për Albin Kurtin se i kanë 61 vota, por në fund e lëshuan bajrakun’’, tha Muhaxhiri për rtv21.
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten