Kandidati për kryetar të Ferizajt nga radhët e LDK-së, Muharrem Svarqa ka falënderuar votuesit e tij ndonëse ka thënë se votat kanë qenë të pamjaftueshme fitoren e tij.
“Konsideroj se me këtë rezultat duhet të pajtohemi ngase mbretëria e votës ka vendosur kështu. Ferizajn do të vazhdojmë ta duam edhe nga pozicione tjera dhe do të punojmë fuqishëm për zhvillimin e tij.Kemi humbur ndoshta vetëm një betejë e lufta vazhdon për fuqizim e reformim politik”.
“Numrat nuk e shprehin frymën. Numrat janë vetëm aspekt sasior dhe nuk janë esencial për të përcaktuar vullnetin tonë.Ne do ta ruajmë frymën e punës, të progresit e të ndikimeve pozitive ndërsa nuk do të dorëzohemi në asnjë mënyrë”, ka shkruar ai në Facebook.
Nga 100% e vendvotimeve të procesuara në këtë komunë, Agim Aliu i PDK-së fitoi balotazhin me 56,17% e ndërsa 43.83% të votave i ka marrë Muharrem Svarqa,
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s