Aktivisti shqiptar Muharrem Salihu ka kandiduar për zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Emërimi i tij u bë nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa/Shtetet e Bashkuara të Evropës” nga ish-kryeministri italian Matteo Renzi dhe Emma Bonino.
“Interesi politik i Muharrem Salihut janë të drejtat e shqiptarëve dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Koalicioni Renzi-Bonino është i përkushtuar për krijimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës”, thuhet në postimin e politikanit Alush Gashi. , i cili ndau lajmin për nominimin e Salihut në garën e madhe të Parlamentit Evropian.
Salihu, i cili është një biznesmen i suksesshëm me aktivitetet e tij në Venecia, por edhe në vendlindjen e tij Medvegjë.
Siç dihet, ai është pjesë e shumë organizatave kombëtare shqiptare, të diasporës, duke qenë pjesë e bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane të Joe DioGuardit, ndërsa është themelues i Forumit të njohur AFEDS për zhvillimin ekonomik të komunave shqiptare në Serbisë. Më në fund u emërua pjesë e trupit të këshilltarëve akademikë në Fakultetin e Gjenevës./alfapress
AAK publikon listën me 110 kandidatët për deputet
Scholz kërkon votëbesim, Gjermania drejt zgjedhjeve të parak...
UP-ja siguron riakreditimin deri në vitin 2030
Gjykata e Tiranës njeh Sali Berishën si kryetar të PD
Bislimi: Vuçiq le të ofrojë një model të autonomisë evropian...
Posta e Kosovës lëshon në qarkullin pullat postare me Xhamin...