Kosova sonte u trondit nga një vrasje e rëndë që ndodhi në Kaçanik.
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamet Lika u qëllua për vdekje në hyrje të ndërtesës.
Për vrasjen kanë reaguar familjarët e rreshterit, duke thënë se ai u vra para banesës së tij në mënyrë tinzare.
“Jam thellësisht i shokuar dhe ende nuk po mund ta besoj lajmin tragjik për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, stërnipit tim të dashur. Muhameti u vra para banesës së tij, në mënyrë të pabesë. Ai ishte njeri i dashur me të gjithë, i sjellshëm, i matur dhe i përkushtuar në detyrën e tij si polic”, shkruan një nga familjarët e tij në Facebook.
Tutje, ai shkruan se kjo është një humbje e madhe për familjen, për shoqërinë dhe për vendin./Arbresh.info/

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër