Pesë yjet e flamurit shtetëror të Kosovës paraqesin komunitetet që jetojnë në Kosovë, ngjyra e arit paraqet resurset dhe popullsinë e re që ka vendi, kurse e kaltërta aspiratat e Kosovës dhe qytetarëve të saj për tu integruar në integrimet euro atlantike.
Kështu shpjegon me emocione në një intervistë për arbresh.info disenjatori dhe fituesi i konkursit për flamurin e Republikës së Kosovës, Muhamer Ibrahimi.
“Yjet paraqesin komunitetet të cilat jetojnë në Kosovë, Kosova paraqitet me një ngjyrë të arit është vend shumë i pasur me resurse dhe me popullsi pra ka një moshë të re në popullsi ndërsa ngjyra e kaltër janë aspiratat e Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës që të integrohen në institucionet euroatlantike”, ka thënë ai.
Dizenjatori i flamurit të Republikës së Kosovës njëherësh ish ushtar i UÇK-së, Muhamer Ibrahimi në dhjetë vjetorin e pavarësisë së vendit ka shpalosur detaje rreth kritereve për dizajnimin e flamurit.
Ai ka thënë se si kriter i parë ka qenë që ngjyrat të mos të përngjajnë me asnjë komunitet që jetojnë në Kosovë, mirëpo nuk ka lënë pa përmendur edhe kriteret tjera si mos pasja e ngjyrës kuq e zi, e po ashtu edhe identifikimi i Kosovës.
I pyetur se a e ndien veten si një Marigonë i kosovarëve, Ibrahimi ka deklaruar se është një Marigonë modern i Kosovës.
Ibrahimi gjithashtu ka folur edhe për ata persona të cilët në një farë mënyre kanë kundërshtuar këtë dizajn të flamurit.
Ai ka thënë se flamuri në masë të madhe është mirëpritur pasi që ky i fundit është vendosur në çdo institucion, kompani private e në shumë vende të tjera./Arbresh.info/R.Rexhepi
Për të kuptuar më shumë rreth dizajnit dhe idesë së flamurit të Republikës së Kosovës ndiqeni intervistën e plotë në video:
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...