Votimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti ka ngjallu reagime të shuma në vend.
E këtë e ka komentuar edhe anëtari i asamblesë komunale në komunën e Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitim Muçolli, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se mocionin e votuan ata që janë mësuar të bëjnë pazare politike natën.
Sipas tij votuesit e mocionit e kanë zhgënjyer popullin për 20 vite.
“Ata janë mësuar që pazaret politike t’i bëjnë natën. Njësoj vepruan edhe mbrëmë, ata që zhgënjyen popullin për 20 vite radhazi tentuan ta mbysin shpresën e krijuar me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar ai.
Muçolli ka shtuar se VV është rritur dhe do të vazhdoj punë.
“Por, nuk munden e nuk do të munden ta arrijnë asnjëherë sepse përkrahja e qytetarëve të Kosovës për Lëvizjen Vetëvendosje vetëm është rritur. Ne jemi krenar për punën që është bërë në këto 50 ditë qeverisje dhe fuqishëm do të vazhdojmë tutje”, ka përfunduar Muçolli./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...