Pikërisht në kohën kur gjithë vëmendja është tek zgjedhjet nacionale, këshilltari komunal në komunën e Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, Fitim Muçolli ka ngritur edhe një problem komunal.
Ai përmes një statusi në facebook ka shkruar se nxënësit në këtë komunë I janë rikthyer mësimit në objekte të vjetra qindra vjeçare, shkruan arbresh.info.
Muçolli gjithashtu ka shtuar se gjatë pushimit veror komuna ka zgjedhur të flejë e jo të ndërtoi apo rinovoi këto objekte.
“Ketë javë dëgjuam mjaftë urime e lëvdata për fillimin e vitit të ti shkollor. Por ku do të mësojnë këta nxënës? Objekte të vjetra qindra vjeçare, banka e karrige të dëmtuara, dyer e dritare që mezi hapen e mbyllen, kjo është pamja me të cilën u përballen edhe ketë vit filloristet në komunën e Podujevës”, ka shkruar ai.
E bashkë me disa fotografi të një shkollë të dëmtuar në këtë komunë, Muçolli ka shtuar se këto pamje i ndryshuan perceptimin për shkollën edhe atyre që hynë në klasë të parë.
“Edhe ata qe filluan klasën e pare duket se ndryshuan perceptimin për shkollën sapo hynë e panë ketë gjendje. Nëse jo ndërtim të objekteve të reja, komuna gjatë verës mund të rinovonte ato por zgjodhi ‘gjumin’. Fotografitë më poshtë janë realizuar sot në njërën prej shkollave të komunës sonë”, ka përfunduar ai.
Ndryshe Muçolli që nga marrja e mandatit të këshilltarit komunal në komunën e Podujevës vazhdimisht ka ngritur zërit e qytetarëve për problemet e përditshme me të cilat ata përballen.-Arbresh.info
Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë
Tetë këshilla si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në ...
A e dini se kafeja është e thartë? Ja se si mund të ndikojë ...
Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani
Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet
Mbrojtësi danez flet pas përballjes me Yamalin: Unë do të lu...