Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku në muajin e ndërgjegjësimit kundër sëmundjes së kancerit të gjirit ka inkurajuar gratë që të bëjnë një memografi.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka bërë thirrje për kujdesje ndaj vetes dhe vetëdijësim për rëndësi të kontrolleve periodike, shkruan Arbresh.info.
“Sot, në kuadër të muajit për ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ju inkurajoj të bëni një veprim të rëndësishëm për veten tuaj: planifikoni një mamografi.
Muaji tetor na rikujton që të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të ndërhyjmë në kohë për të zbuluar dhe trajtuar kancerin e gjirit.
Kujdesuni për veten tuaj dhe vetëdijësohuni për rëndësinë e kontrolleve periodike.”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo shton se testi mun dtë jetë jetik për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe mund të shpëtojë jetë.
“Nuk është vetëm për ju, është për familjet tuaja, për ata që ju duan.”, shtoi ajo.
”Bëni mamografinë.”, përfundoi Çitaku./Arbresh.info/
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...