Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Departamenti i Turizmit, ka vendosur tri shtande me materiale informuese dhe promovuese në hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Këto materiale promovuese dhe informuese kanë për qëllim informimin e vizitorëve për potencialet turistike të Kosovës.Materialet informuese dhe promovuese janë vendosur edhe në këndin e informatave të përgjithshme, brenda hapësirave të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Përditësimi do të bëhet në baza të rregullta dhe do të jetë i gatshëm katër muaj gjatë sezonit veror përkatësisht, gjatë muajve: maj, qershor, korrik dhe gusht; si dhe dy muaj gjatë sezonit dimëror përkatësisht gjatë muajve dhjetor dhe janar.
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...