Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon edhe gjatë ditëve të fundjavës si në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ashtu edhe në komunat e tjera të vendit, në lokacionet e caktuara nga Drejtoritë Komunale për Shëndetësi sipas tabelës së bashkëngjitur.
Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – salla “1 Tetori” do të vaksinohen qytetarët të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova dhe sipas terminit të caktuar, shkruan arbresh.info.
Po ashtu, vaksinimi në komuna gjatë dy ditëve të ardhshme bëhet sipas ftesave të marra dhe terminëve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit sipas listave në dispozicion të krijuara nga ana e tyre dhe përmes platformës e-Kosova.
“Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, vaksinimi do të bëhet vetëm për qytetarët që pranojnë thirrjen dhe japin konfirmimin për marrjen e vaksinës në qendrën e vaksinimit në komunat e tyre. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur gjithashtu se gjatë ditës së sotme, deri në ora 17:00 me vaksinën kundër COVID-19 janë vaksinuar rreth 3100 qytetarë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
MSh është e angazhuar që të siguroj numër sa më të madh të vaksinave kundër COVID-19, ndërsa gjatë këtij muaji dhe në fillim të muajit që vjen, pritet ardhja edhe e kontigjenteve tjera të vaksinave. /arbresh.info/
Më poshtë lista e qendrave aktuale të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë

Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...