Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka dhënë informacione për proceduarat e caktimit të tërmineve për vaksinën kundër Covid-19.
Sipas MSh-së, caktimi i terminit është në versionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare; personat me sëmundje kronike dhe qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësor; Mësimdhënës dhe Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), shkruan arbresh.info.
MSh bën të ditur se çdo individ apo institucion duhet të aplikojë për caktim të terminit në e Kosova, sipas njoftimeve të MSh-së për kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Bashkëngjitur gjeni të shpjeguar procesin e caktimit të terminëve për vaksinim kundër COVID-19 përmes platformës e Kosova.
https://ekosova.rks-gov.net/
Caktimi i terminit është në versionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare; personat me sëmundje kronike dhe qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësor; Mësimdhënës dhe Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK).
Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket:
Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit ose ndonjë dokumenti valid;
Të sëmurët kronikë – përmes dëshmive shëndetësore;
Punëtorët shëndetësor, mësimdhënësit, forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë) dhe kështu me radhë.
Këto kategori janë në proces të vaksinimit bazuar në Planin Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.
Vërejtje: Çdo individ apo institucion duhet të aplikojë për caktim të terminit në Kosovë, sipas njoftimeve të MSh-së për kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.
Në vijim, hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:
Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën e Kosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).
I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19
Hapi 1
Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.
Hapi 2
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.
Hapi 3
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.
Hapi 4
Vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike. Zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.
Hapi 5
Shtypni butonin “Ndaj terminin”.
II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë
(Një person mund të caktojë termine për- deri në 5 persona të tjerë)
Hapi 1
Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.
Hapi 2
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.
Hapi 3
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.
Hapi 4
Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.
Hapi 5
Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.
Hapi 6
Shtypni butonin “Ndaj terminin”.
INFORMATË SHTESË:
Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:
1. Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19
2. Për informata rreth vaksinës
3. Për informata rreth procesit të vaksinimit
5. Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...