Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), është një mundësi e mirë për bizneset nga Kosova që të eksportojnë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Zenel Bunjaku drejtor i organizatës IADK, tha se MSA i ka dhënë rast të mirë produkteve kosovar që produktet e tyre t’i shesin në Bashkimin Evropian.
“Ka të arritura nga kjo marrëveshje, sidomos tek prodhimet bujqësore”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij, MSA ka hapur derën për 2500 produktet në Bashkimin Evropian .”Të gjitha këto produkte kur të hyjnë në BE kanë tarifë zero, me përjashtim të disa produkteve”, tha ai.
Bunjaku tha se prodhuesit e Kosovës kanë shumë probleme të ndryshme.
Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit më 27 tetor 2015, në Strasburg.
Ajo më pas u miratua nga Qeveria e Republikës së Kosovës më 30 tetor 2015, përmes Vendimit nr. 01/55 për miratimin e Projektligjit për ratifikim të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës, në njërën anë, dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, në anën tjetër, dhe u ratifikua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 2 nëntor 2015, me miratimin e Ligjit nr. 05/L-069 për ratifikim të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës, në njërën anë, dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, në anën tjetër.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë