Temperaturat në Kosovë po arrijnë mbi 30 gradë.
Por Institucionet e vendit kanë filluar përgatitjet për sezonin më të ftoftë të vitit. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale tashmë ka shpallur tender pë furnizim me lëndë djegëse, pelet.
Në faqen zyrtare të Komisionit rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se tenderi për këtë furnizim është hapur më 24 korrik, shkruan arbresh.info.
E peleti që do ta blej Ministria do të shfrytëzohet nga tri komuna, Prishtina, Rahoveci dhe Podujeva. Për SHPMPF e Prishtinës është planifikuar të blihet pelet në sasi prej 150ton, për ZP e Rahovecit 4ton dhe për QAP e Podujevës 10ton.
Në të njëjtin njoftim është caktuar edhe shuma prej 32 mijë e 80o euro që është parashikuar të shfrytëzohet ndërsa janë listuar edhe kushtet e pjesëmarrjes për të gjithë operatorët e interesuar.
Ofrimi i çmimit më të ulët është vlerësuar si kriter për dhënie të kontratës.
Të gjitha kompanitë e interesuara mund të aplikojë deri më 15 gusht 2019, e në të njëjtën ditë në orën 13:00 do të mbahet edhe takimi për hapje të tenderëve.
Ndryshe ministritë dhe komunat në të shumtën e rasteve shfrytëzojnë sezonin e verës për përgatitje për atë dimërore. Në kohën më të nxehtë të vitit hapen tenderët për furnizim me pelet, dru apo mirëmbajte të rrugëve./arbresh.info/

Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...