Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e ka konfirmuar se Gjykata e Lartë në Beograd ia ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh shtetasit të Kosovës, Lulzim Halilit, i arrestuar nga autoritetet serbe më 22 korrik.
MPJD-ja tha se meqë tashmë është konfirmuar se ndaj Halilit është iniciuar procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi do të paraqesë kërkesë zyrtare te Gjykata e lartë në Beograd për ta vizituar Halilin në qendrën e paraburgimit,
“Duke qenë se tashmë është konfirmuar se ndaj z. Halili është iniciuar procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të paraqesë menjëherë kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Lartë të Beogradit, Departamenti për Krime të Luftës, për ta vizituar atë në Qendrën e Paraburgimit të kësaj gjykate, ku po mbahet aktualisht”.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastin dhe do të mbajë të informuar opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.
Tutje, kjo ministri tha se sipas njoftimit të Prokurorisë së Lartë për Krime të Luftës në Beograd, Halili akuzohet për “organizimin dhe nxitjen e kryerjes së krimeve të luftës dhe gjenocidit”.
Lexo edhe:
Gjykata e Beogradit ia cakton 30 ditë paraburgim Lulzim Halilit
Mjegull në Sarajevë, anulohen fluturimet e këshillohet të që...
Policia e Kosovës e arreston një shtetas gjerman të kërkuar ...
Raketa bërthamore ruse Oreshnik dislokohet në Bjellorusi
KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të energjisë: N...
Arrestohet personi i dytë i dyshuar për vjedhjen e matësve t...
Kurti: Avancimi në GTMI tregon përparimin e Kosovës në shërb...