Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka bërë të ditur se ka kërkuar sqarime tek autoritetet serbe rreth arrestimit të ish- pjesëtari i Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë më 7 qershor.
Sipas MPJD-së, lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës janë njoftuar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Beograd, raporton Arbresh.info.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është njoftuar se mëngjesin e djeshëm (7 qershor 2025), rreth orës 09:00, shtetasi i Republikës së Kosovës, z. Arbnor Fatmir Spahiu, është ndaluar nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, gjatë kthimit të tij nga Austria. Në momentin e ndalimit, z. Spahiu po udhëtonte me autobus, së bashku me anëtarët e familjes”, bën të ditur MPJD-ja për Arbresh.info.
Zyrtarë të ministrisë bëjnë të ditur se menjëherë pas marrjes së informacionit, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka adresuar një kërkesë zyrtare pranë autoriteteve serbe, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, me qëllim të konfirmimit të ndalimit, ofrimit të sqarimeve mbi bazën ligjore të tij, si dhe informimit mbi vendndodhjen dhe gjendjen aktuale të Spahiu.
Gjithashtu, lidhur me rastin, është njoftuar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Beograd.
Zyrtarë të kësaj ministrie i kanë thënë Arbresh.info se Spahiu ishte arrestuar më 7 qershor deri sa po kthehej me familjen e tij nga Austria në Kosovë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet përmes kanaleve diplomatike përkatëse dhe do të mbajë të informuara institucionet relevante dhe partnerët ndërkombëtarë për çdo informacion të ri të konfirmuar zyrtarisht.
Sipas MPJD-së, Spahiu rreth orës 9:00 të ditë së sotme, është paraparë të dal para gjyqtarit të procedurës paraprake, në Gjykatën Komunale të Kikindës në Serbi,
“Z. Spahiu është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Kanjizha, rreth 60 km nga Kikinda, në Vojvodinë, dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e z. Spahiu, përkatësisht me bashkëshorten e tij. Z. Spahiu pritet të dalë të hënën në orën 09:00, para gjyqtarit të procedurës paraprake, në Gjykatën Komunale të Kikindës”, bënë të ditur ministri./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur