Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ka sqaruar raportimet e sotme për pezullimin e disa vendimeve të ish-qeverisë e që ndërlidhen me shërbimin e jashtëm.
Nga MPJ thonë se bëhet fjalë vetëm për pezullim të përkohshëm dhe jo anulim, dhe se në një vendim të tillë nuk përfshihen konsujt dhe ambasadorët.
“Nuk bëhet fjalë për anulim, por për pezullim të përkohshëm të vendimeve për kthim të disa diplomatëve, të nënshkruara nga ish-Qeveria e shkarkuar.Vendimi për pezullim nuk i përfshinë konsujt dhe as ambasadorët”, thuhet në sqarimin e ministrisë që drejton Meliz Haradinaj Stublla.
Nga kjo ministri kanë thënë se secili vendim do të shqyrtohet brenda një afati një javor dhe do të merret një vendim përfundimtar, pa paragjykuar vendimet e mëparshme apo pezullimin aktual të tyre.
“MPJD njofton opinionin se këto vendime do të shqyrtohen veç e veç brenda afatit 7 ditor, dhe se vendimi përfundimtar do të merret pa asnjë paragjykim lidhur me vendimet e mëparshme apo pezullimin aktual të tyre”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Lidhur me këtë sot gjatë ditës ka reaguar ish-kryediplomati Glauk Konjufca i cili edhe kishte marrë vendimet për kthimin në Kosovë të disa ambasadorëve dhe konsujve.
“Vendimi i sotshëm i Qeverisë Hoti, pra anulimi i vendimit për kthimin e konsujve të paligjshëm, tregon për orientimin thellësisht të gabueshëm politik të LDK-së. Ky është koncesion kapital me shkelësit e ligjit dhe krimin e organizuar”, ka shkruar Konjufca.
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në