Ministria e Punëve të Jashtme e Izrealit, ka mirëpritur hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter, thuhet se është bërë një zhvillim i natyrshëm mes dyja vendeve.
“MPJ e Izraelit mirëpret ngrohtësisht hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Një zhvillim i natyrshëm i marrëdhënieve mes dyja shteteve në të cilën u realizua edhe marrëveshja e Washingtonit”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë ka reaguar Partia Demokratike Turke e Kosovës duke thënë se janë të shqetësuar me hapjen e Ambasadës në Jeruzalem, pavarësisht rekomandimeve të vendeve evropiane dhe Turqisë.
Sipas kësaj partie, ky hap i gabuar do të ketë efekte të drejtpërdrejta ndaj reputacionit të Kosovës.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar dhe të brengosur nga hapja e Ambasadës në Jerusalem, statusi ndërkombëtar i së cilës është nën mbrojtje me rezolutat e KB. Pavarësisht këshillave të vendeve evropiane, Republikës së Turqisë dhe paralajmërimeve tona në Parlament, qeveria, e cila gjithashtu ka dalë nga marrja e mbështetjes së popullit të Kosovës, ka diskutuar këtë hap të gabuar që vendi po përpiqet ta finalizojë”, thuhet në reagimin e tyre.
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs