Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pranuar raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikim me qenie njerëzore për vitin 2018, në të cilin theksohen 10 rekomandime që i referohen nevojave për rritjen e efikasitetit në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.
Sipas raportit të DASH-it, Republika e Kosovës vazhdon të rangohet në nivelin dy nga tri nivelet themelore. Rrjedhimisht sipas raportit vendi ynë ka shënuar progres të dukshëm krahasuar me raportin e vitit të kaluar dhe raportet tjera paraprake.
Ministri Gashi ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë e veçanërisht SHBA për përkrahjen e vazhdueshme në fushën e luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, derisa është zotuar se do të angazhohet në përmbushjen e rekomandimeve të dala nga raporti i DASHI-it.
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...