Ministria e Punëve të Brendshme, sot do të mbajë konferencë me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, shkruan arbresh.info.
“Në këtë konferencë do të marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, shefja e BE-së në Kosovë, znj. Natalia Apostolova, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyqi, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Gashi,” thuhet në njoftimin për medie të Ministrisë.
Në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendor dhe ndërkombëtar.
Konferenca do të mbahet duke filluar në ora 10:00, në objektin kryesor të Qeverisë së Kosovës./arbresh.info/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...