Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja: “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, në menaxhimin efektiv të migrimit”, ka filluar me mbajtjen e takimeve në kuadër të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt.
Me këtë rast, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka, ka vizituar qytetin e Prizrenit dhe të Gjakovës, ku ka mbajtur ligjëratë para banorëve të interesuar.
Gjatë këtyre takimeve me qytetarët, zëvendësministri Zeka ka bërë të ditur se duke u kujdesur për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave dhe në kuadër të agjendës për integrim Evropian, Republika e Kosovës ka ndërmarrë reforma të shumta për harmonizim të legjislacionit, të dokumenteve strategjike dhe fushave që ndërlidhen me menaxhimin e emigrimit të parregullt, si dhe hapat konkret për promovimin e emigrimit të rregullt.
“Duke u bazuar edhe në statistikat e Eurostat-it, del se Kosova ka bërë një progres të madh për parandalimin e emigrimit të parregullt falë angazhimeve të institucioneve tona”, tha zëvendësministri Zeka.
Në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Migrim, zëvendësministri Zeka u zotua se në baza të rregullta do të monitorohet dhe të zbatohen politikat për luftimin e emigrimit të parregullt si dhe të promovohet emigrimi i rregullt për qytetarët.
Ky projekt, financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga Holanda si partner kryesor dhe nga Austria e Suedia si partner mbështetës, në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht me Departamentin për Shtetësi Azil dhe Migrim.
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...