Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, njëherësh Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, ka marr pjesë në konferencën ndërkombëtare për Siguri Kibernetike të organizuar nga MPB dhe UNDP.
Gjatë kësaj konference Berisha, theksoi se krahasuar më vendet e rajonit, Republika e Kosovës e ka shpërndarjen më të madhe të internetit.
Ai theksoi se aktualisht është duke u punuar strategjia e re për siguri kibernetike dhe plani i veprimit për periudhën vijuese.
Në këtë konferencë zëvendësministri Berisha, tha se Republika e Kosovës, ka aprovuar ligjin për infrastrukturën kritike. Ku qëllimi i këtij ligji është për të ruajtur dhe mbrojtur infrastrukturën kritike kombëtare dhe evropiane, për të mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës, parandaluar incidentet dhe minimizuar dëmin potencial për infrastrukturën kritike, pasurinë e përgjithshme, humbjet ekonomike dhe sociale.
Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, tha se Ministria e Punëve të Brendshme, është duke hartuar projektligjin për siguri kibernetike . Ku qëllimi i këtij ligji do të jetë që të përcaktoj parimet e sigurisë kibernetike, parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë në Republikën e Kosovës kundër çdo kërcënimi apo sulmi, si dhe themelimin e Autoritetin Shtetëror për Siguri Kibernetike.
Në këtë konferencë u tha se Republika e Kosovës është zotuar të promovojë stabilitetin dhe sigurinë, jo vetëm brenda vendit, por edhe të jetë kontribuuese e rëndësishme ndaj sigurisë së rajonit dhe më gjerë./arbresh.info
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: ...
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit