MPB dhuron një automjet për shërbimin e zjarrëfikjes në Gjilan

21:29 | 22 Korrik 2015
M. A.

Njësia Profesionale e Shpëtimit dhe Zjarr fikjes në Gjilan sot ka pranuar një automjet më se të nevojshëm nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, kurse gjatë fundit të muajit pritet që këtij shërbimi si donacion ti vie edhe një automjet tjetër dhe pajisje përcjellëse, nga një bashkatdhetar i cili jeton dhe vepron në Zvicër, njoftoi zyra komunale për informim.

“Ky donacion që ka ardhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, është mese i nevojshëm dhe i domosdoshëm për Shërbimin e Zjarrfikësve në Gjilan por edhe për sigurinë e qytetarëve në këtë regjion. Karakteristikat që i ka ky automjet do të bëjë të mundur intervenimin më të shpejtë dhe me efikasitet të lartë në shuarjen e zjarreve dhe krijim të sigurisë për qytetarët e Komunës së Gjilanit, por edhe mbrojtjen e hapësirës së Komunës në përgjithësi”, ka thënë me këtë rast nënkryetari i Komunës Rexhep Kadriu.

Shefi i këtij shërbimi, Shaip Ismaili, ka thënë se ky është një automjet sulmues me karakteristika shumë të larta, që mundëson intervenim të suksesshëm në fikjen e zjarreve.

“Këtë donacion e kemi kërkuar për tri vite me radhë. Është një automjet i cili kap vlerën mbi 220 mijë euro, është modern dhe shumë i përshtatshëm për intervenim të shpejt. Është automjet sulmues që ka pajisje nga më të ndryshmet, por edhe hapësirën për një ekip mjaft të madhe të zjarrfikësve, që mundëson fikjen e zjarreve për një kohë më të shpejt”, ka thënë ndër të tjerash Ismaili.

Shpërndaje në rrjete sociale